SPAK nis hetim pasuror për këngëtaren Elvana Gjata

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi emri i saj u përmend në përgjimet e Sky Ecc, SPAK ka nisur një hetim pasuror për këngëtaren e njohur, Elvana Gjata, të cilët çuan në burg, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të shtetit.

Sipas komunikimeve në aplikacionin “SKY” mes Matës dhe Breçanit, i ka thënë se “do t’i dërgoj 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës”.

Emri i këngëtares është përfshirë edhe në vrasjen në lokalin “Monopol”, më datë 4 tetor 2018, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato. I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes. Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi. Ky i fundit u arrestua nga policia vetëm para disa ditësh dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje.

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të Ervin Matës, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari.

Zjarr Tv Ad