SPAK po këmbëngul që të bëjë bashkëpunëtor të drejtësisë Alqi Bllakon? Detaje nga hetimet, del në SKENË edhe emri i Subashit

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme po kryen veprime të tjera hetimore lidhur me aferën e inceneratorin e Fierit.

Hetuesit kanë dyshime se në këtë aferë, përveç të arrestuarve mund të ketë persona të tjerë të përfshirë. Prokurori i ceshtjes, ditët në vijim pritet të marrë në pyetje te gjithë të arrestuarit, përfshirë edhe ish deputetin Alqi Bllako.

Këtë herë Bllako do pyetet nga SPAK si person nën hetim, ndyshe nga dy muaj më parë kur u pyet si person që kishte dijeni për dhenien e koncesionit e inceneratorit të Fierit.

Burime bëjnë me dije se grupi hetimor po këmbëgul që të bëjë bashkëpuntorë një nga personat e arrestuar pak ditë më parë, lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit.

Në dosjen hetimore që Fax news disponon në procedurat e tokës për ndërtimin e inceneratorit, del edhe emri i kryetarit të Bashkisë Fier. Në dosje thuhet se bashkisë së Fierit i është shkaktuar një dëm prej rreth 16 milion lekësh të rinj.

Në dosje, thuhet se kryetari i bashkisë ka vënë në dijeni Ministrinë e mjedisit për mënyrën e gabuar të shpronësimit të tokës.

Buxheti i bashkisë së Fierit ka pësuar një dëm prej 16 milionë lekësh të reja me shpronësimin abuziv të tokës ku është vendosur incineratori në pronësi të Klodian Zotos.

Hetimet e SPAK, kanë zbardhur faktin se kryebashkiaku Armando Subashi ka firmosur 4 urdhra pagese edhe pse ishte në dijeni se vendimi i shpronësimit ishte marrë në qeveri në mënyrë të gabuar duke e paraqitur pronën  si tokë truall kur në hipotekë rezultonte tokë arë.

Referuar dosjes Komisioni i Shpronësimit është ngritur me urdhër të Ministrisë së Mjedisit, por anëtarët e tij jo vetëm që nuk kanë marrë pjesë por as nuk kanë pasur dijeni

Anetarët e Komisionit Ylli Hoxha, Ardiana Gjini, Rael Qeleshi, dhe Sabina Cenoimeri nuk qenë në dijeni dhe procedura pështë mbajtur vetëm nga kryetari Pëllumb Abeshi.

Dosje e përgatitur nga Abeshi është përcjellë më pas për miratimin në qeveri për procedurën e shpronësimit me dukumentacion të falsifikuar, duke përllogaritur gabim vlerën e shpronësimit dhe duke shkaktuar një dëm në buxhetin e shtetit në vlerën e 16 milionë e 288 mijë lekëve Prokuroria ka kërkuar vlerësimin e tokës së shpronësuar nga një ekspert i pasurive të paluajtshme i cili në 15 shkurt 2022 ka dorëzuar në SPAK raportin, ku nga përllogaritjet ka saktësuar edhe dëmin që i është shkaktuar shtetit.

Gjithashtu sipas dosjes leja e ndërtimit nga KKT për inceneratorin Fier është dhënë në shkurt të vitit 2018. Referuar dokumenteve projekti i Fierit dhe prodhimi i energjisë duhet të përfundonte 20 muaj pas dhënies së lejes. Kur kanë kaluar 4 vite nga dhënia e lejes inceneratori i Fierit nuk ka prodhuar asnjë KW energji.

Zjarr Tv Ad