“SPAK qenka zgjuar dhe ka vendosur të hetojë”, Balla: Nuk e besoj derisa Berisha të merret në pyetje si dëshmitar për CEZ-DIA

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar ditën e sotme se do të bindej mbi përkushtimin e SPAK për të hetuar çështjen e CEZ-DIA, vetëm kur prokurorët e posaçëm të merrnin si dëshmitar Sali Berishën i cili në atë periudhë mbante postin e kryeministrit.

Balla: Për personin që sapo la sallën. U fol këtu për një investim të qeverisë japoneze që unë shpesh herë kam pasur mundësinë të flas në këtë sallë. Tani të çohet bashkëpunëtori në krim në këtë sallë është pak e rëndë. Ajo është një prej turpeve më të mëdha të këtij vendi. Dua ta falenderoj ministren Balluku që më në fund ka bërë gjithçka për mënyrën si të zgjidhet ai lëmsh. SPAK ende nuk ka një hetim për këtë të vendosur nga qeveria japoneze.

E di e gjithë Shqipëria dhe nuk dihet ku kanë shkuar paratë që ka dhënë qeveria japoneze për sistemin e kanalizimeve. Meqenëse zotëria kryeministër në atë kohë, le të shkojë dhe të hetohet. Meqë u hap kjo historia e SPAK gjej rastin ta përshëndes, se më në fund kanë vendosur të hetojnë CEZ-DIA. Qoftë e vërtetë që SPAK të jetë zgjuar dhe të hetojë edhe atë çështje. Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje nga prokurorët. Është Berisha i pari që duhet të merret edhe si i akuzuar edhe si dëshmitar. Është Nuel Kalaj, personi që mori një thes me euro dhe i ngarkoi në makinë.

Zjarr Tv Ad