Spanja nuk e zgjidh ngërçin politik, Kryeministri Pedro Sanchez bën ftesë për aleanca

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri spanjoll Pedro Sançez ka marrë shumicën e mandateve në zgjedhjet e së dielës, por nuk do të mund të formojë qeverinë e re. Ekstremi i djathtë ka rritur me dy herë numrin e deputetëve duke u bërë forca e tretë politike në vend. 

Zgjedhjet e së dielës në Spanjë kanë nxjerrë sërish fitues socialistët në pushtet, dhe përsëri nuk kanë arritur të zgjidhin ngërçin politik që vijon prej vitesh.

Të majtët morën 120 nga 350 vendet e parlamentit, të ndjekur nga konservatorët me 88 mandate dhe ekstremi i djathtë me 52 apo dyfishi i mandateve të siguruara në zgjedhjet e parakohshme të muajit prill.

Mungesa e shumicës parlamentare nënkupton që palët do të tentojnë aleancat paszgjedhore.

“Demokracia na kërkon ne partive politike që nga nesër të zhbllokojmë situatën dhe të kemi një qeveri progresiste me Partinë Socialiste në krye. Thirrja vlen për të gjitha grupimet,” deklaroi kryeministri në detyrë, Pedro Sançez.

Kreu i qeverisë tha se oferta për koalicion nuk vlen për nacionalistët e “Voksit”, që sipas tij janë rrezik për demokracinë.

Lideri i saj, Santiago Abaskal, tha se do të ndërtojë një alternativë patriotike për të udhëhequr vendin, duke përfituar nga kriza në rajonin e Katalonjës dhe ndjenjat antiemigracion të popullsisë vendëse.

Parlamenti i ri spanjoll do të mblidhet në fillimin e dhjetorit me përfaqësimin e 16 partive politike.

Zjarr Tv Ad