Avokat Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, pasi shprehet se Edi Rama ka shkuar në Hungari për të kërkuar që Presidentit Ilir Meta të mos i pranohet azili politik.
Sipas tij, Meta pas shkarkimit do të kërkojë azil në Hungari ashtu si miku i tij, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski, por SHBA i ka paraprirë këtij hapi dhe ka dërguar kryeministrin shqiptar për të kërkuar që Hungaria të mos ia pranojë azilin presidentit të Shqipërsë.
Postimi i Spartak Ngjelës:
Rama vizitë urgjente dhe të paparashikuar, në Hungari.
Përse ky ngut për në Budapest?
Ja çështjet që mund të ngrihen brenda saj:
Nikola Gruevski, ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ndodhet me azil politik në Hungari, dhe shkoi atje, pasi u dënua për korrupsion nga gjykata e Shkupit;
Meta është mik i Gruevskit; kjo dihet botërisht.
Edhe Meta, presidenti aktual i Shqipërisë, është duke shkuar drejt procesit penal, njëlloj si Gruevski.
Por…
Edhe Gruevski edhe Meta janë antiamerikanë.
Po Rama, çfarë po kërkon në Hungari?
Siç duket e ka nisur politika amerikane, pikërisht për Metën, me detyrë diplomatike kundrejt kryeministrit aktual të Hungarisë, për mospranimin e azilit politik që mund të kërkojë Ilir Meta.
A do të dalë me sukses kërkesa anti-Meta e Ramës në Hungari?
Gjithsesi, tani një gjë është e sigurt: shkarkimi i Metës është çështje ditësh.
Po, misioni i Ramës?
Të shohim… Por, unë jam i bindur se në Budapest ai ka shkuar sipas kërkesës amerikane për të takuar kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, në lidhje me Metën.
“Kërkesë” kjo, të cilën Rama mund ta servirë me një kërcënim diplomatik të politikës amerikane.
Të shohim…