Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Avokati Spartak Ngjela deklaroi në “Breaking” se është në negociata me deputetin e PD-së, Lulzim Basha për t’u rikthyer në politikë.
Ai shtoi se është duke punuar mbi një skemë që mund të konkretizohet në muajt e ardhshëm.
Çfarë duhet të presim në të ardhmen në kontributin tuaj politik? Keni një plan?
“Kam një skemë, të shohim jam në bisedime. Dy gjëra janë sekret, lëvizjet politike dhe lëvizjet e policisë sekrete. Do shikojmë eksperimentin, kur të hidhet ideja nëse do përkrahen ose jo.”
Nëse hyni në politikë, cilën forcë politike do zgjidhni për të bashkëpunuar?
“Kam bërë një bisedim paraprak para dy muajsh me Bashën. Të shikojmë si do ecë. Ka filluar procesi, por të shohim si do vijojë.”
Do jeni në koalicion?
“Duhet të bashkohet PD-ja.”