S’patën mundësi të ndjekin mësimin online, rreth 4500 nxënës të ciklit fillor rikthehen në bankat e shkollës! 600 klasa e 2600 mësues në dispozicion

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

31 gushti shënon edhe rikthimin e nxënësve në bankat e shkollës, që pas mbylljes për shkak të pandemisë së COVID-19. Kjo hapësirë kohore, pra nga 31 gushti deri në 11 shtator do të shërbejë për të gjithë ata nxënës që nuk kanë mundur dot të bëjnë mësim online dhe vlen vetëm për ata të klasave 1-5 (cikli fillor).

Report Tv mëson se bëhet fjalë për rreth 4500 fëmijë, që janë kryesisht nga komuniteti rom, egjiptjanë dhe ato të shtresave në nevojë që nuk kanë pasur akses për të ndjekur mësimin online. Në dispozicion janë vendosur 2600 mësues.

Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese VETËM me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020. Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020″, njoftoi më herët Ministria e Arsimit.

Mësuesi kujdestar ka zbritur në oborr, i kanë shoqëruar deri në klasa. U është matur temperatura, si dhe kanë dezinfektuar duart dhe këmbët. Në klasa janë jo më shumë se 10 nxënës, teksa mësimi do të zgjasë deri në orën 12:30.

Zjarr Tv Ad