Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar kryetarin e PSD-së gjermane për rezultatin pozitiv në zgjedhje.
Balla thotë se kandidati për kancelar Scholz dhe programi i tij morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.
Sipas rezultateve paraprake të exit-poll, SPD kryeson me 25.7% të votave, ndjekur nga partia e Angela Merkel, CDU/CSU me 24.5%.
“Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë”, shprehet Balla.