Reagimi i fortë: Evi Kokalari-Angelakis të shpallet “non-grata” nga politika, është dora tinzare e Grenellit që donte të shqyente Kosovën

0
895
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një reagim i fortë kundër aktivistes shqiptare në SHBA Evi Kokalari, vjen në rrjetet sociale, pasi kjo e fundit u përfshi në zhvillimet politike në vend.

Fillimisht Kokalari u fotografua duke drekuar me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim ndërsa vetëm një ditë më pas, ajo doli në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe pse ky i fundit është i shpallur non grata nga Departamenti i Shtetit me akuza të rënda.

Kokalari u përfshi edhe një një përplasje publike me këshilltaren e Lulzim Bashës, Desada Metaj, ditën e sotme.

Por një reagim i fortë në rrjetet sociale, i nënshkruar me inicialet K.P.T, dhe i publikuar te grup-faqja e Aleancës për Teatrin, kërkon shpalljen non-grata të Kokalarit si dhe dëbimin e saj nga Shqipëria, duke e akuzuar si nën ndikimin e lobit grek, dhe duke e quajtur “dora tinzare e Grenellit”.

Lexoni reagimin e plotë:

EVI KOKALARI – ANGJELAKIS TË ZBOHET NGA SHQIPËRIA.

Të shpallet Non Grata në politikën shqiptare dora tinzare e Grenellit.

Lobi grek në Amerikë dhe Grenelli që donte të shqyente Kosovën, duke shfrytëzuar influencën në Partinë Republikane kërkojnë të kapin krahët e politikës në Shqipëri. Nëpërmjet gruas së një greku Evi Kokalari-Angelakis po përpiqen të hyjnë në luftën karieriste brenda PD.

Njeriu me të përshtatshëm për të diversionuar kanë gjetur një shqiptare, që kërkojne ta nxjerrin në krye të forcës më të madhe opozitare në Shqipëri dhe mundësisht për të kapur kreun e Qeverisë. Lobet greke dhe serbe shpenzojnë miliona për qëllime revanshiste dhe ka dyshime të arsyeshme se Evi Angelakis është sjellë për këtë qëllim.

Kësisoj Sali Berisha si i mbytur kapur pas fijes se kashtës po i ndjell një tjetër katastrofë popullit shqiptar. Viti 97 nuk është asgjë para kapjes së partive politike kryesore nga lobet greko-serbe.

Evi Kokalari-Angelakis duhet zbuar nga Shqipëria dhe të shpallet Non Grata nga politika.

Në këtë foto Evi Kokalari -Angelakis me Grenellin që donte ta shqyente Kosovën.

Ca po thonë e ka ndarë grekun. Nuk më intereson kë merr e ndan një njeri që trazohet në politikë. Problemi është me kë ndan mendimet e ku i ka qellimët kjo grenellja.

K.P.T.

26 shtator 2021

Zjarr Tv Ad