S’përmbahet Frrok Çupi: Berisha nuk është politikan e as i kulturuar, ne donim demokraci, ndërsa ai jo, të gjithë kanë falimentuar përballë Berishës

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi, ishte i ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ku tha se pas themelimit PD pati disa fatkeqësi, që nuk i vuri re për shkak të entuziazmit dhe se fatkeqësia ishte se rithemelimi i PD-së sipas gazetarit është tezë ajrore. “erdhi duke mbledhur turli lloj njeriu, pavarësisht nga çfarë mendonte”.

Kam dëgjuar se duhet rithemeluar PD, kjo është tezë ajrore. Kjo nuk ndodh. Që ta bësh këtë do të thotë të heqësh ato themele dhe të veshë disa të tjera. Pas themelimit PD pati disa fatkeqësi që nuk i vuri re për shkak të entuziazmit, fatkeqësia ishte se erdhi duke mbledhur turli lloj njeriu, pavarësisht nga çfarë mendonte.

Aty u futën më së shumti ndoshta njerëzit më të këqij të diktaturës dhe kanë bërë karrierë. Kishim një fat të keq që në krye erdhi një prej komunistëve të ashpër, Sali Berisha, i cili me intuitë apo këshilla krijoi atë si një qen që i ha të gjithë përveç njerëzve të shtëpisë.

Të gjithë kanë falimentuar përballë Berishës, na ka mundur, na ka mundur fare keq. Na ka mundur në sensin që e dinte se çfarë donte. Ne donim demokraci, ai këtë nuk e donte. Berisha nuk është politikan, por nuk është as i kulturuar”, është shprehur Çupi.

Zjarr Tv Ad