Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministrja Për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar në “Twitter” , menjëherë pasi presidenti Ilir meta deklaroi se kreu i shtetit mbron Republikën dhe republika është e qytetarëve.
Spiropali thotë se bie dakord me këtë shprehje të Metës, duke shtuar se presidenti është i qytetarëve dhe jo i Lulit dhe Monikës.
Reagimi i Elisa Spiropalit:
Zoti Meta, jemi dakord me ju “Shqipëria është Republikë. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve!”. Pikërisht për sa jemi dakord këtu, ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit. Sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës.