Spiropali-Metës: Reforma të del në gjumë, s’të iket pa e vrarë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar sërish sot për deklaratat e Presidentit Ilir Meta, i cili pak më parë e quajti “Ramaformë” reformën në drejtësi.

Sipas Spiropalit, Baba Xhikja, siç e quan Metën, nuk ikën pa vrarë reformën në drejtësi, e cila siç thotë ajo, i del në gjumë, në bukë, në ujë e kudo.

Pas deklaratave të djeshme, Presidenti është shprehur sot përmes dy statuseve se do të nisë një cikël të gjatë shpjegues dhe ctensionues se pse e cilëson si “Ramaform” reformën në drejtësi.

STATUSI I SPIROPALIT
Baba Xhikja na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme! Ajo i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë. Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshtar, agresor ndërkombëtar!

Zjarr Tv Ad