Spitali Memorial me “5 yje” në Fier, pacientët nuk bëjnë dot rezonancën e kokës, kontrasti i skanerit shitet në farmaci

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga investimet më të fundit në Shqipëri ka qenë Spitali Memorial i Fierit. Godina, disa pajisje dhe një pjesë e stafit janë “dhuratë” nga qeveria turke. Spitali u konsiderua me “5 yje”, ndërsa do t’i vinte në ndihmë disa qyteteve në Jug të Shqipërisë.

Por, i inauguruar me shpejtësi para zgjedhjeve parlamentare të prillit të vitit 2021, në këtë spital kanë filluar edhe problemet e para. Përpos ankesave për trajtimin të ndryshëm financiar të personelit turk dhe shqiptar, disa pajisje nuk po funksionojnë, duke sorollatur pacientët.

Ne redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një denoncim se në këtë spital mungon kontrasti për të bërë rezonancën e kokës (MRI ). Pacienti është i detyruar ta blejë vetë nëse dëshiron të marrë këtë shërbim. Por, problemi qëndron se kontrasti është vetëm për përdorim spitalor dhe nuk mund të blihet në asnjë farmaci.

Në ankesën që u dërgua drejt redaksisë së Fiksit shkruhej “Në spitalin Memorial të Fierit nuk bën dot EZHE, pasi s’ka kontrast për EZHE. Doja të bëja një EZHE koke, por mjekët më thonë shko blejë vetë kontrastin. Unë nuk kam para të blejë dhe rrezikoj jetën. Nuk kam para as për në privat, si mundet pacienti të blejë kontrastin për aparaturën e EZHE-së vetë?! ”

Pas kësaj ankese, gazetarët e emisionit Fiks Fare udhëtuan drejt qytetit të Fierit, dhe u interesuan te personeli i Spitalit Memorial të Fierit, në Pavijonin e Radiologjisë. Infermieri pohon se për të bërë rezonancën me kontrast duhet ta blesh vetë pasi spitali nuk ka. “U kemi thënë pacientëve ta sigurojnë vetë dhe të vijnë ta bëjnë. Janë njoftuar me e-mail spitalet që nuk ka kontrast” shprehet ai Pyetjes së Fiksit se ku mund ta blejnë apo sigurojnë pacientët e interesuar, infermieri ngre supet.

Pasi konfirmuan se spitali me ‘5 yje’ nuk disponon kontrast që duhet për bërjen e rezonancës, pyetja tjetër që u shtrua nga gazetarët e Fiksit ishte se ku mund ta sigurojnë pacientët këtë lëndë me përdorim spitalor.

Fiksi pyeti në disa farmaci në qytetin e Fierit, nëse shisnin apo jo kontrastin për rezonancë të sugjeruar nga ky spital. Në të gjitha farmacitë ku Fiksi u interesua askush nuk e ka në shitje këtë lëndë. Por të gjitha e dinin se cila farmaci e dispononte atë. Farmacistët i sugjeruan gazetares së Fiks Fare se vetëm një farmaci e ka këtë kontrast dhe e shet “nën dorë”.

Zjarr Tv Ad