Shehaj: Mungesa e drejtësisë dhe pandëshkueshmëria janë arsyeja themelore pse shqiptarët ikin

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj nga foltorja e Kuvendit ngriti shqetësimin e largimit masiv të shqiptarëve.

Ligjvënësi demokrat tha se mungesa e drejtësisë dhe pandëshkueshmëria janë arsyeja themelore pse shqiptarët kanë zgjedhur të ikin nga vendi.

“Sot duhet të votojmë marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut në lidhje me emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve në Britani. Unë jam absolutisht dakord që ne ta votojmë këtë ligj, por nga tjetër ne nuk mund të mos diskutojmë mbi arsyet pse shqiptarët ikin masivisht nga Shqipëria, sepse nëse për Britaninë ky është problem, për ne largimi i shqiptarëve është një dramë kombëtare. Të gjithë presin që përfaqësuesit e opozitës të thonë se arsyeja pse shqiptarët ikin është se sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare në Shqipëri korrupsioni dhe krimi i organizuar po lulëzon, sepse qeveria është e korruptuar, sepse Rama dhe Veliaj po vjedhin paratë e shqiptarëve nëpërmjet inceneratorëve, sepse ministrja Xhaçka falsifikoi dokumentat për t’u bërë me një resort në Dhërmi, apo sepse Gjiknuri bëri të afërmit ortak me biznesmenin të cilit i dha tendera, e të tjera me radhë.

Por në fakt duhet të themi të vërtetën; Arsyet kryesore nuk janë vetëm këto. E vërteta është se shqiptarët kanë humbur shpresën dhe ikin sepse në Shqipëri nuk ka drejtësi. Drejtësia nuk funksionon. Ky është thelbi i problemit. Shqiptarët nuk humbën shpresën kur zbuluan se inceneratori i Tiranës është një vjedhje gjigante, por u bindën se ky vend nuk bëhet, sepse pavarësisht provave publike, drejtësia nuk vepron. Nuk habitet njëri nga vjedhja prej 430 mln euro, shqiptarët zhgënjehen nga mosveprimi i drejtësisë. Nuk habiten nga vjedhja nëpërmjet koncesioneve me kompani quackë, shqiptarët humbasin besimin dhe ikin sepse drejtësia as nuk heton, jo më të ndërshkojë pushtetarët që vjedhin haptas”, u shpreh Shehaj.

Deputeti i PD renditi rastet si pushtetarët dhe qeveritarët e përdorin drejtësinë në funksion të interesave të tyre. Kullat pa leje në Tiranë, tha Shehaj, janë të pushtetarëve.

Ndërtimet pa leje të qeveritarëve, shtoi Shehaj, as nuk hetohen dhe as nuk ndëshkohen.

“Është mungesa e drejtësisë që i jep mundësi ministrave të tallen me shqiptarët duke thene se tani kane zbuluar se ne Tirane ka ndertime pa leje, dhe qe per ata mbetet nje mister se si u ndertuan. E verteta eshte qe per ndertimet pa leje ligji parashikon burgim deri ne tete vjet. Ku eshte prokuroria?! Nuk ka kulle ne Tirane qe nuk ka shtuar kate, dhe nderkohe Prokuroria con ne gjyq nje qytetare tetedhjete vjecare nga Narta e Vlores per nje kotec pulash pa leje. E verteta eshte se katet pa leje ne kullat ne Tirane jane te pushtetareve. Po kalojme nga pandershkueshmeria ne tallje, dhe nga tallja ne amnisti. Pushtetaret po amnistojne veten e tyre.

Ne keto kushte, si mundet nje i ri te mos largohet nga Shqiperia sapo ti dal mundesia?! Problemi nuk eshte se Xhaçka dhe Gjiknuri behen me resorte, apo se Rama pasurohet me kompani offshore, por problemi eshte se ata as nuk hetohen, as nuk ndershkohen per vjedhjet. Problemi eshte se ata nuk i tremben drejtesise, jane mbi ligjin. Nuk kane asnje vlere denoncimet ne Parlament apo ne media persa kohe drejtesia nuk vepron.

Mungesa e drejtesise dhe pandeshkueshmeria jane arsyeja themelore pse shqiptaret ikin. Ne si opozite kemi shume te meta. Por me shume se te denoncojme me fakte korrupsionin ne parlament dhe ne media, cfare mund te bejme?! Marim rastin e inceneratorit te Tiranes. Provat jane jane sheshit qe te njejtet njerez po vjedhin ne te tre inceneratoret dhe prap drejtesia nuk vepron. Tani une e kuptoj qe presionet politike jane te jashtezakonshme, por organet e drejtesise duhet te vendosin; ose ta cojne deri ne fund detyren qe kane marre persiper, ose te largohen sepse demi qe po i bejne ketij vendi eshte i jashtezakonshem.

Kur prokuroria lejon qe parate e qytetareve te vidhen te inceneratori i Tiranes nga te njejtet njerez qe vete Prokuroria ka shpallur ne kerkim se kane vjedhur te inceneratori i Elbasanit, nuk kemi thjesht nje dem material, por po shuhet perfundimisht edhe ajo pak shprese qe shqiptaret kishin te institucionet e drejtesise. Ndaj si deputet, por më shumë si qytetar dua t’ju bëj një thirrje të gjithë atyre zyrtarëve, që drejtojnë institucionet e zbatimit të ligjit; Gjeni forcën dhe ngrihuni mbi presionet apo joshjet e qeverisë. Sepse kur ju tradhëtoni detyrën që u ka vënë ligji, jeni duke shkatërruar të ardhmen e Shqipërisë. Përfshirë atë të fëmijëve tuaj”, theksoi Shehaj.

Zjarr Tv Ad