Sptali “Shefqet Ndroqi”, i mbyllur prej 12 ditësh, nuk pranon të sëmurët me probleme pulmoni…

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej 12 ditësh, Spitali “Shefqet Ndroqi” mbylli dyert si spital Covid, duke transferuar pacientët tek Infektivi dhe sot vijon të jetë i mbyllur.

Prej 2 Qershorit, Sanatoriumi nuk pranon asnjë rast urgjent apo shtrim me probleme pulmoni, ndonëse prej kësaj date i është rikthyer normalitetit.

Që prej 2 qershorit ky spital ka pushuar së punuari si spital Covid, por nuk po funksionon as si spitali i mushkërive, pasi nuk është pranuar asnjë rast urgjent apo shtrim me probleme pulmoni. Janë me dhjetëra pacientë që vijnë çdo ditë, por nuk pranohen. Mjekët thonë se kjo është një situatë e paprecedentë. Që prej 2 qershorit ky spital ju shërben vetëm tre pacientëve, asnjëri prej të cilëve nuk është i intubuar, çka do të thotë se nuk është e pamundur që ato të lëvizen për t’u çuar tek infektivi, por mbahen këtu, duke mbajtur peng gjithë spitalin me 250 shtretër”, shprehet gazetari Skëndaj.

Zjarr Tv Ad