Standardi i dyfishtë i qeverisë Rama/ Mjekët turq në Spitalin e Fierit i paguan trefish më shumë se ata shqiptarë, tender 300 mijë euro vetëm për fjetjen….

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një realitet i hidhur në vendin tonë është se shumë mjekë dhe infermierë jan larguar jashtë Shqipërisë për shkak të pagave të ulëta. Por kjo nuk ka ndodhur me mjekët e huaj të cilët vijnë e punojnë në vendin tonë.

Një vit më parë u inaugurua Spitali i Fierit, një investim i mundësuar nga qeveria turke.Bashkë me investimin në këtë spital do të shërbenin edhe mjekë e infermierë turq.

Stafi turk i spitalit përfiton shpërblime mujore nga qeveria gati trefishi i pagës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të spitalit të ri.

Euronews Albania ka krahasuar diferencën mes pagës së punonjësve shqiptarë dhe shpërblimit që i jepet të stafit turk.

Një mjek turk merr 305 mijë lekë, kryeinfermieri 227 mijë dhe infermieri 181 mijë.

Ndërsa një mjek shqiptar merr 80 mijë lekë, kryeinfermieri 56 mijë lekë dhe infermieri 53 mijë.

Stafi turk nuk i kushton vetëm shpërblimet shtetit shqiptar. Spitali ka hapur tender për akomodimin e stafit.

300 mijë euro do t’i kushtojë shqiptarëve fjetja dhe një vakt i stafit turk për një vit.

Sipas kontratës së publikuar maksimumi i personave që do flenë në hotel do të jetë maksimumi 38.

Sipas ‘Open Data’, Spitali i Fierit ka shpallur deri tani 25 tenderë për blerja medikamentesh dhe materialesh mjekësorë por 12 janë me fitues.

Vlera e këtyre tenderëve është rreth 400 mije euro.

Ndërsa vlera më e madhe e parave të tenderuara nga ky spital janë për karburant rreth 600 mije euro, 700 mijë euro për lavenderinë dhe 300 mijë të tjera për ushqimin.

Zjarr Tv Ad