Stjuardesa që ra nga 33 mijë metra dhe mbijetoi

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Stjuardesa serbe, që ra nga 33.000 metra dhe mbijetoi. Aeroplani u hodh në erë në ajër nga një organizatë fashiste kroate dhe ishte e vetmja që shpëtoi. Në vitin 1972, Vesna Vuloviç, një stjuardesë 22-vjeçare serb ra në boshllëk nga një lartësi prej 10.000 metra, pas një shpërthimi të avionit në të cilin po udhëtonte . E reja u plagos rëndë, por i mbijetoi rënies. Vesna Vuloviç, në fakt, ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Emri i saj ishte ngatërruar me emrin e një tjetër kolegeje, me rezultat të vendoset gabimisht në fluturimin “JAT Jugoslav 364”, duke marrë vendin e koleges me të njëjtin emër.
Sidoqoftë, Vesna nuk u ankua. I pëlqente puna e saj dhe donte të njihte vende të reja. Për më tepër, Danimarka ishte një nga ato vende. Kështu, më 26 Janar të vitit 1972 stjuardesa e re hipi në avion në Stokholm, së bashku me 27 persona të tjerë. Ishte fluturimi i kthimit që do të përfundonte në Beograd pas ndaljes në Kopenhagë dhe Zagreb. Kryeqyteti kroat në atë kohë vuante nga veprimi terrorist i një organizate paraushtarake të quajtur “Ustashe”. Ustashët kërkonin të krijonin Kroaci etnikisht “të pastër” dhe konsideronin serbët që jetonin në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë si pengesa më e madhe për këtë qëllim. Veprimi i organizatës vazhdoi për shumë vite pas vitit 1945, por mbeti jashtë vëmendjes. Fluturimi “JAT Jugoslav 364”, siç u vërtetua pas tragjedisë, u shënjestruar nga Ustashët. Anëtarët e organizatës kishin vendosur një mekanizëm të fuqishëm shpërthyes pak më përpara krahut të avionit. Mekanizmi u aktivizua kur avioni po fluturonte mbi fshatin Srbska Kamenice në Çeki. Shpërthimi ishte shkatërrues dhe avioni u pre në dysh. Në atë kohë ishte 33.000 këmbë lartësi (rreth 10.000 metra). Rënia zgjati për 3 minuta, derisa copat e aeroplanit u “ngulën” në një mal me dëborë. Vendasit, të cilët të tronditur ishin bërë dëshmitarë të tragjedisë, nxituan në vend. Njëri prej tyre e gjeti Vesnën të shembur në mesin e trupave të bashkëpasagjerëve, duke luftuar për të mbetur gjallë. Menjëherë vajza u transferua në spitalin e Pragës. Aty u diagnostikua se ishte thyer kafka, tre rruaza, gjakderdhje në tru dhe fraktura të shumëfishta në të dy këmbët. Për shkak të seriozitetit së gjendjes së saj, hyri në gjendje për 10 ditë. Kur u përmend, nuk mbante mend asgjë. Ata që i shpjeguan se çfarë kishte ndodhur ishin mjekët që e shpëtuan. Vesna u shokua, por nuk mbeti me tronditje post-traumatike nga përvoja, pasi kurrë nuk i’u rikthyen kujtimet e asaj dite. Madje, ndërsa fillimisht plaglët e kishin lënë të paralizuar nga mesi e poshtë, shumë shpejt arriti të shërohet dhe të qëndrojë në këmbët e saj. Mbrapa në vendin e saj, u prit si heroinë kombëtare dhe u nderua nga kreu i atëhershëm jugosllav, Tito. Disa vite më vonë, i’u dha zyrtarisht çmimi Gines, pasi zotëronte rekordin e mbijetesës nga rënia më e madhe në histori. Shpjegimi i pranuar gjerësisht për mënyrën se si arriti të mbijetojë nga 33 mijë metra rënie bazohet në një seri rastësish. Në kohën e shpërthimit, vajza ishte në anën e pasme të avionit. Atje, një nga karrocat që transportonin ushqimin ra mbi të dhe e mbërtheu në mur, duke parandaluar rënien e saj jashtë avionit. Pra, kur ndodhi përplasja e bishtit në shpatin e malit, bora ndihmoi në zbutjen e përplasjes dhe pjesa ku ishte Vesna rrëshqiti më butë në tokë. Vitet e fundit të jetës i kaloi në varfëri të madhe. Refuzonte fuqimisht të fliste në lidhje me incidentin, edhe nëse propozimet vinin nga emra me famë botërore si Oprah Winfrey, dhe BBC. Thoshte se kurrë nuk u ndje me fat. “Me fat do të isha nëse nuk do të kisha hipur kurrë në atë aeroplan”. Vesna Vuloviç u largua nga nga jeta në vitin 2016 në moshën 66 vjeçare. Shkaku i vdekjes ishte sulmi në zemër.

Zjarr Tv Ad