Stoltenberg pro dialogut me Rusinë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg bëri thirrje për forcimin e mbrojtjes kolektive dhe hodhi poshtë idenë e zëvendësimit të garancive amerikane me armët bërthamore franceze. Gjatë një interviste për agjencisë gjermane të lajmeve DPA, Stoltenberg shprehet i hapur edhe për të takuar presidentin rus Vladimir Putin.  Garancia e sigurisë bërthamore dhënë Europës nga ShBA-ja nuk mund të zëvendësohet nga armët bërthamore franceze, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Presidenti francez Emmanuel Macron ndezi një debat të nxehtë brenda NATO-s me komentet e muajit të kaluar mbi “vdekjen klinike” të aleancës. Ngjarjet e fundit në Siri me tërheqjen e ShBA-së kanë bërë që Macron të vërë në dyshim besueshmërinë e Uashingtonit nëse Europa do të ishte sulmuar, duke argumentuar se “kontinenti duhet të rrisë aftësitë e mbrojtjes”.

“Franca di se si të mbrohet. Pas Brexit, ajo do të bëhet fuqia e fundit e mbetur bërthamore në Bashkimin Europian”, deklaroi Macron në një intervistë për revistën “Economist”.

Por, sipas sekretarit të përgjithshëm Stoltenberg, armët bërthamore franceze nuk do t’i ofrojnë NATO-s një alternativë të zbatueshme. “Armët amerikane janë pjesë e programit parandalues të NATO-s nga sulmet bërthamore,” i tha ai agjencisë gjermane DPA.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha gjithashtu gjatë intervistës se është i gatshëm të takohet me presidentin rus Vladimir Putin “nëse kushtet janë të drejta,” duke argumentuar se dialogu është i rëndësishëm në atë marrëdhënie të vështirë.

 “Unë besoj tek dialogu me Rusinë,” tha Stoltenberg-u gjatë intervistës.

Zjarr Tv Ad