Strakosha dëmtohet në stërvitje, ja si paraqitet gjendja e tij

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhimbje koke për trajnerin e Lacios, Simone Inzaghi.

Tomas Strakosha ka qenë një nga pikat më të forta të ekipit të tij në këtë sezon, duke luajtur si titullar 34 herë me ekipin që po lufton për vendin e katërt që të çon në Ligën e Kampionëve

Por Inzaghi është shfaqur i shqetësuar përpara ndeshjes përcaktuese me Atalantën, që pritet të luhtë te dielën në orën 15.00.

Strakosha vuan nga një dëmtim në shpinë dhe stafi mjekësor po lufton që ai të jetë gati për takimin e nesërm

Një fitore ndaj Atalantës, mund ta fusë Lacion sërish në garën për Champions League, ndaj edhe shërbimet e Strakoshës janë shumë të rëndësishme në këto momente.

 

Zjarr Tv Ad