Futbollisti sulmohet me acid në fytyrë

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Irlandë, teksa një futbollist i ri është sulmuar me acid në fytyrë.

Tega Agberheire, 17 vjeç, ishte në shoqërinë e dy personave të tjerë, ku është sulmuar me lëndë djegëse

Si pasojë këtij sulmi lojtari që në të kaluarën ka qenë në provë te Totanhami dhe Kristal Palas, ka pësuar një dëmtim të rëndë në fytyrë, duke humbur shikimin

Mediat iralandeze raportojnë se Agberhiere po qëndron në spital, teksa shikimi vijon të jetë i turbull.

Gjithsesi mjekët kanë dhënë shpresë se me kalimin e kohës shikimi i tij do të qartësohet.

 

 

Zjarr Tv Ad