Studentët e Filologjikut në protestë

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjikut kanë protestuar këtë të martë përpara ambienteve të universitetit të tyre sa i takon lëndëve prioritare.

Studentët pretendojnë se qeveria nuk i është përmbajtur kontratës, në të cilën thuhet se për çdo student të lëndëve prioritare, do të duhet të jepet shuma 40 mijë lekë.

Sipas tyre, kjo shifër jo vetëm është reduktuar, por ajo u jepet vetëm atyre me mesatare të lartë.

Një tjetër kusht me të cilët studentët nuk janë dakord është kontrata, e cila parashikon se në rast se deri në 6 vjet, studentët e lëndëve prioritare (bujqësia, disa inxhinieri, turizmi, mësuesia) nuk e kanë gjetur një vend pune, atëherë kanë të drejtën të tërheqin diplomën.

“Ne kemi vendosur të protestojmë për arsyen e kushteve që nuk janë mbajtur në fillim. Ne na është thënë që studentët, pavarësisht mesatares, për degët që vlerësohen si prioritare do të marrin 40 mijë lekë të reja, por kjo nuk është dhënë. Pjesa tjetër është kontrata, për 3 vite për të punuar në Shqipëri, po pse studenti duhet të firmosë patjetër një kontratë sepse përderisa është në degët prioritare dhe ne e dimë për shembull që do kontribuojmë për vendin tonë, pse duhet të firmosim një kontratë, ndërkohë që nga 3 vite që kishin thënë, tani e kanë bërë 6. Studentët pretendojnë se paga do u jepet nëse kanë mesatare mbi 9.5, që shumica thonë nuk e kanë, do duhet që njëjtë si mjekësia të qëndrojmë 6 vite pas studimeve e të mos kenë mundësi të marrin diplomën. Nga këto 6 vite, vetëm për 3 ju mundësohet punë,” tha një studente.

Maturantët që do të studiojnë në programe prioritare mund të mbështeten financiarisht gjatë gjithë viteve akademike por me kusht që pas diplomimit të punojnë tre vite në Shqipëri. Me vendimin e prezantuar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, studentët që duan të ndjekin këto programe prioritare mund të marrin bursë mujore sa paga minimale që është 40 mijë lekë në muaj me kusht, që të firmosin kontratën.

Zjarr Tv Ad