Studentët e mjekësisë sërish në protestë, kërkojnë anulimin e planit për punësimin e detyruar në shtet

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për të katërtën dine radhazi studentët e mjekëssië së Universitetit të Tiranës vijojnë me protestat e tyre për të kundërshtuar propozimin e qeverisë për punësimin e tyre pas përfundimit të studimeve.

Dhjetëra studentë u mblodhën para Fakultetit të Mjekësisë, duke kërkuar që ministria e shëndetësisë dhe rektorati të heqin dorë nga kjo ide. Pas protestës së mbajtur para ambienteve të universitetit, studentët nisën marshimin duke transferuar protestën pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Njëzëri, studentët thanë se përballë fenomenit që po përballet vendi ynë, është e udhës që shteti të japë zgjidhje e jo të detyrojë studentët të punojnë 3 vite me detyrim në Shqipëri.

Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në Atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt sipas tyre do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar.

Zjarr Tv Ad