Studentët protestë kundër vaksinimit të detyruar: Për të rinjtë nuk dihet pasoja që mund të ketë. Flet edhe avokati Goxhaj: A e dini që vendimet i merr neurologia Mira Rakacolli? Klienti i saj i vetëm është Edi Rama

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët kanë dalë në protestë ditën e sotme kundër vendimit të qeverisë për vaksinim të detyruar deri në datë 30 shtator.

Mirëpo studentët shprehen se ata nuk janë dakord me këtë vendim, duke argumentuar se sipas studimeve imuniteti natyral është më i fortë se imuniteti i vaksinave dhe duke shtuar se nuk dihet pasojat anësore që mund të ketë vaksina te të rinjtë.

“Nëse një person i vaksinuar, atëherë unë s’do të jemë rrezik për të, sepse ai është i mbrojtur nga vaksina. Sipas doktor Fauçit, personat e vaksinuar dhe ata të vaksinuar janë të njëjtë. E vetmja gjë që ndryshon është mënyra si virusi futet në trup. Ilir Alimehmeti ka thënë që imuniteti natyral është më shumë mbrojtës për ata që kanë kaluar virusin, sesa vaksinat. Për të rinjtë nuk rekomandohet vaksina sepse nuk e dimë pasojat që do të kenë në të ardhmen. Kush mban përgjegjësi për efektet anësore”, tha një student.

Në këtë protestë ka qenë i ftuar dhe avokati Altin Goxhaj, i cili ka theksuar se nuk duhet të diskriminohen ata që nuk duan të vaksinohen.

Më tej, Altin Goxhaj thotë se faktet që sjellë një mjek si Ilir Alimehmeti janë më të forta se vendimet e Komitetit Teknik që drejtohet nga Mira Rakacolli, që sipas avokatit është thjesht një neurologe që ka vetëm një klient, Edi Ramën.

Një nga emrat që sipas tij duhen dëgjuar kur vjen puna te çështja e pandemisë është dhe Profesor Edvin prifti, që sipas Gixhajt është futur në burg vetëm përse i hapi sytë njerëzve duke i thënë që vaksinat janë një eksperiement.

“Të mos diskriminohemi që s’duam të vaksinohemi. I referehomei të gjitha kërkimeve shkencore në botë mbi virusin. 1. Një person i vaksinuar a infektohet? 2. A infekton të tjerët? 3. Një i pavaksinuar a infektohet? 4. A infekton të tjerët? 5. Kush është më i fortë imuniteti natyror apo vaksina? Ka mungesë transparence. I referohemi shkencës, asaj që ka shpikur vaksinën. Ai thotë kjo është ekspereimentale. Ky formular diskriminon këdo që do të vaksinosh mezor. Ky dokument duhet të ishte me 7 faqe, por qeveria ka lënë vetëm një faqe.  Kemi Ilir Alimehmetin, me mbi 70 dokumenta shkencore ku ka qenë autor apo bashkëautor. Kë kemi përballë tij? Kemi Mira Rakacollin. Çfarë përfaqëson ajo si shkencë.

Rakacolli si shkencë përfaqëson neurologjinë dhe klienti i saj më i rëndësishëm është vip, quhet Edi Rama. Çfarë lidhje ka ajo me epidemiologjinë. Të dytin ata kanë atë që merret me operacione plastike. Skënder Brataj, merret me fryrje, zmadhime, ç’fryrje. Kemi Ardian Jorgjin, i trajnuar në universitetet më të mira. Kemi dhe njërin që e futën në burg, sepse tha kjo vaksinë është eksperiment i madh. E futën në burg sepse ai çfarë nuk provoi për teorinë e tij që është eksperiement. Çfarë bëri ai? Ai na hapi sytë për vaksinën. Ka mungesë transparence, shkence dhe të drejta. Ti mund të jesh menefrego sot, por të vijnë në shtëpi ata”, u shpreh Goxhaj./FaxNews

Zjarr Tv Ad