Kryeministri Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e studentëve, menjëherë pas refuzimit të studentëve për dialog. Reagimin e tij kryeministri i ka bërë në rrjetin social “Facebook”, ku i ka bërë thirrje studentëve që të bëhen pjesë e dialogut, në lidhje me kërkesat e tyre.
“Jemi sot në këtë momente të rëndësishme kur studentët prej 3-4 ditësh kanë dalë në protesë dhe po prej 3 ditësh që të ulemi dhe të diskutojmë. Kjo nuk është bërë e mundur deri në këto moment. Është e para herë në historinë e protestave, kur qeveria, por protestuesit thonë se nuk duan të flasim.
Unë jam këtu dhe besoj shumë fort se dialogu është i domosdoshëm. Do vijoj të komunikoj dhe të shpjegoj se pse dialogu është rruga e duhur. Qeveria nuk ka kërkuar negociata, por qeveria ka kërkuar dialog,. Studentëve iu them se ka një dallim: Negociohet me palëve në konflikt. Ka një dallim,. Ne nuk kemi asnjë konflikt. Ne kemi qenë plotësisht në kuptimin e nevojave dhe adresimin e një problematike që është komplekse. Kemi domosdoshmërinë të komunikojmë. Fjala bie: Plotëso kërkesat. Cilat kërkesa?
Kemi angazhuar njerëz kudo ku shfaqen, ne kemi numëruar 7-8 me një lloj suporti. E dyta, protestat bëhen për tu dëgjuar nga qeveria. Kam dëgjuar edhe thirrje që iu thuhet protestuesve të mos bëjnë as pyetje në këtë mejdan social. Ku jetojnë, çfarë Shqipërie duan të jetojmë”, tha Rama.
Kryeministri tha se i vetmi rast kur ai është refuzuar për të dialoguar ka qenë gjatë kohës që PD protestonte në çandrën e ngritur në Bulevard.
“Kujtoj se i vetmi rast ku unë kam dëgjuar këtë lloj refuzimi ndaj dialogut është me opozitën e sotme. Me Lulzim Bashën që u fut në çadër dhe thoshte s’ka dialog, por plotëso kërkesat se do largohesh bashkë me qeverinë. Si shkuan punët më pas, s’ka nevojë se nuk jemi për këtë këtu. Kemi vrarë në protesta sepse qeveria dhe kryeministri nuk na dëgjonin. Unë jam i gatshëm që të dëgjoj. Protesta nuk është politike, por pashë së fundmi se disa studentë kishin edhe maska. Se për çfarë i kishin maskat unë nuk e di. Si mund të jemi në vitin 2018 kundër dialogut? Nuk doni dialog, rrini. Unë jam me këdo që proteston për veten.”- tha Rama.