Studimi i pa publikuar: Ka rënë në 60% popullata e shqiponjave të malit. Specialistët: I shërojmë me miqësira

0
597
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kjo shqiponjë mali vetëm 1 vjeç ishte me fat pasi një banor i zonës së Kurveleshit sinjalizoi orintologët për ta shpëtuar kur e gjeti të plagosur rëndë në krah. Por tashmë shqiponja, është rikthyer në habitatin e vet e rehabilituar. Siç shikohet nga kjo video sapo u lirua, hapi krahët, u ul në një tarracë, ktheu kokën si për të përshëndetur shpëtimtarët dhe u nis drejt maleve nga ku ka marrë emrin. Mirjan Topi, ornitolog në shoqatën e ruajtjes dhe e mbrojtjes së mjedisit natyror shprehet se ajo çka ne njerëzit iu bëjmë shqiponjave të malit dhe shpendëve të tjera të egra është alarmante.

Studimi i dy viteve me parë tregoi se numri i shqiponjave të malit, shpendi në flamurin tonë kombëtar i cili pretendohet deri më sot se mbrohet rreptësisht nga një bazë e gjerë ligjore ka rënë në 60%, ndërsa shkabat janë në zhdukje totale.

  “Popullata e shqiponjave të malit ka pësuar një rënie të jashtëzakonshme përgjatë viteve të fundit, ne në vitin 2017 kemi realizuar një studim I cili kishte të bënte me rikqyrjen e një numri prej 16 territoreve të cilat ishin vizituar për herë të fundit në vitin 2006.  Nga 16 territore ku shqiponja e malit u has në vitin 2006, në vitin 2017 u has vetëm në 6 territore pra kemi të bëjmë me një rënie prej 60% të popullatës së këtij lloji në një hark kohor prej 10 vitesh. Pjesa më e madhe e shpendëve grabitqare në vendin tonë kanë pësuar rënie, shkabat kanë pësuar një rënie të tillë popullatë deri në zhdukje”-tha ornitologu, Mirjan Topi.

 Fatkeqësisht shpendët e egra vijojnë të zhduken nga kurthet e helmatisura dhe të balsamosen mizorisht për tu vendosur si zbukurim nëpër raftet e hoteleve dhe restoranteve. Pronarët ndoshta nuk e dinë se kanë shkelur ligjin “Për mbrojtjen e faunës së egër” dhe mund të gjobiten deri në 500.000 lekë të reja, por e vërteta është se askush nuk është ndëshkuar

Dy janë shkaqet përgjegjëse këto lidhen me helmimin aksidental ose helmimin e paqëllimshëm ku shpendët grabitqarë bien pre e kurtheve të helmatisura që vendosin barinjtë të cilët kërkojë të kontrollojnë ujqërit që dëmtojnë tufat e  tyre, shkaku i dytë është vrasja e tyre për t’i balsamosur nëpër hotele dhe bare. Por kjo është antiligjore dhe dënohet me gjobë në vlerën deri në 500.000 të reja”.

Nëse inspektorët e mjedisit nuk arrijnë t’i identifikojnë këto subjekte të paktën shqiptarët mund të refuzojnë të marrin shërbime në ato mjedise ku shpendët e balsamosura qëndrojnë si objekte dekori. Kështu bën personeli diplomatik i ambasadave të huaja në vendin tonë

Ornitologu thotë ndryshe nga rajoni, në Shqipëri nuk ekziston një qendër e mirëfilltë për llojet e faunës së egër që gjenden të aksidentuara apo të sëmura.  Rehabilitimi i tyre behët krejtësisht në mënyrë rastësore dhe vetëm nga sensibilizimi i disa partnereve të shoqatës nëpër spitale veterinare

“Sigurisht kjo bëhet në një terren informal ku dashamirësia mbizotëron, ata e kane biznes shërbimin veterinar dhe në shumë raste bëhet falas rehabilitimi i shqiponjave”.

Zjarr Tv Ad