Studimi: Njerëzit nuk i kanë frikë alienët

0
270
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ideja që mund të ekzistojnë civilizime jashtëtokësore nuk i tremb njerëzit, përkundrazi u pëlqen shumë. Ky është rezultati i tre studimeve të publikuara në revistën shkencore “Frontiers in Psychology” dhe të zhvilluara në SHBA nga Universiteti i Shtetit të Arizonës, bazuar në analizimin e artikujve dhe intervistave të publikuara nëpër gazeta. “Nëse do të gjendeshim ballë për ballë me jetë aliene do të ishim shumë të lumtur. Deri tani ka pasur shumë spekulim se si do t’i përgjigjeshim këtij lloji njoftimi, por në fakt gati nuk ka aspak studime empirike”, theksoi koordinatori i njërit prej kërkimeve, Michael Varnum. Në studimin e parë janë analizuar artikujt e publikuar nga viti 1996, viti që u zbulua meteori që kishte ngritur hipotezën e ekzistencës së mikroorganizmave të fosilizuara, deri tek lajmet e fundit mbi zbulimin e “Tabby Star”, që ka ushqyer imagjinatën për ndërtime gjigante nga një civilizim alien dhe mbi asteroidin “Oumuamua” që kishte ardhur nga një sistem i ri planetar. Duke analizuar gjuhën e gazetave me ndihmën e një programi, janë shfaqur emocione dhe qëndrime gati gjithnjë e më pozitive. Në studimin e dytë të njëjtët studiues i kanë kërkuar 500 personave të shkruajnë reagimet e tyre të mundshme ndaj njoftimit të zbulimit të jetës jashtëtokësore në formën e mikroorganizmave, edhe në këtë rast përgjigjet kanë qenë optimiste. Në studimin e trete i është kërkuar më shumë se 500 personave të shkruajnë reagimet e tyre mbi dy zbulime të së shkuarës të përshkruara nëpë gazeta, gjurmët e mundshme të mikroorganzimave antike në një meteor marsian dhe krijimi i jetës njerëzore sintetike në laborator, edhe në këtë studim kanë mbizotëruar emocionet pozitive.

Zjarr Tv Ad