Stuhia “e tmerrshme” Fiona godet brigjet kanadeze, mijëra njerëz pa energji elektrike

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, pasi stuhia Fiona goditi vijën bregdetare të Kanadasë.

Kryeministri Justin Trudeau tha se situata ishte kritike dhe premtoi të sigurojë mbështetje përmes ushtrisë.

Zyrtarët ende nuk kanë ndarë raportet për viktima apo lëndime të rënda, por autoritetet po përballen me përmbytje të mëdha.

Në një konferencë, Trudeau e përshkroi uraganin Fiona si “një stuhi shumë të fuqishme dhe të rrezikshme” dhe tha se ushtria do të angazhohet për të ndihmuar në vlerësimin dhe përpjekjet për pastrim.

Zjarr Tv Ad