Stuhitë ‘mbërthejnë’ Vlorën, Kapiteneria ndalon lëvizjen e mjeteve lundruese jashtë gjirit të qytetit

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kapiteneria e Vlorës ka ndalur daljen e të gjitha mjeteve të vogla lundruese jashtë gjirit të Vlorës. Shkak për marrjen e këtij vendimi është bërë përkeqësimi i situatës së motit. Përjashtim bëjnë vetëm anijet tregtare të mallrave të cilat mund të vijojnë të lundrojnë normalisht.

Përmirësimi i situatës meteorologjike do të ndodhë më 22 nëntor, kohë kur do të ri lejohet lundrimi brenda gjirit të Vlorës.

NJOFTIMI I PLOTË

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për daten 19-20-21-22 nentor 2022 duke filluar nga ora 12:00 date 19 Nentor në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën 5-6bft, 1.20-1.80m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.

ËSHTEË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 19-20-21-22 nentor 2022.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 22 nentor 2022 ora 10:00.

Zjarr Tv Ad