Sudentët nisin sërish protestat, sot marshim para Parlamentit

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët i janë rikthyer protestave serish. Pas ngujimit ne fakultetet përkatëse, ata tashme kanë nisur marshimet .

Kërkesat e tyre janë të qarta, të shpalosura dhe tashmë të ditura për të gjithë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ndryshe nga dje që zgjodhën godinat e Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë për të protestuar, ata do të marshojnë sot përpara Parlamentit.

Duket se vendimet e fundit të qeverisë nuk mundën të shuajnë protestat e studentëve. Nga ana tjetër në revoltë janë ngritur edhe pedagogët që thonë se autonomia e universitetit dhe liritë akademike vihen në pikëpyetje.

Përmes një deklaratë për mediat, përfaqësues nga protesta e studentëve, i bënë thirrje pak ditë më parë pedagogëve t’i bashkohen ‘fizikisht’ qëndresës së tyre.

“Në vijueshmëri të protestës studentore dhe zhvillimeve të ndodhura këto ditë duam të sqarojmë gjithë opinionin publik dhe studentët se: Së pari, ne si studentë nuk jemi tërhequr nga beteja jonë kryesore për një arsim cilësor. Së dyti, aktualisht ndodhemi në një moment kyç të protestës sonë dhe jemi në pritje të pedagogëve që përtej deklaratave dhe inkurajimeve verbale që na japin, të na bashkohen edhe fizikisht në protestë dhe bojkot të procesit mësimor deri në plotësimin real të kërkesave tona. Universiteti është i studentëve dhe pedagogëve bashkë”, u shprehën studentet.

Zjarr Tv Ad