Suksesi i turit të Ramës, pas Vuçiçit, pritet të takohet me fisin Rraja

0
896
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Borizanë të Krujës, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan dy persona barbarisht.

Në një reagim në ‘Facebook’ Vasili ironizon Ramën, duke marrë shkas dhe nga turi ballkanik që ndërmori ky i fundit, që e mbylli me një takim me Vuçiç.

Postimi i Vasilit:

Suksesi turit te Rames: nuk takoi dot Kurtin, takoi Vuçiçin dhe pritet te takoje Rrajat!
Turi apo turpi dy ditor i Rames u çfry ashtu siç u fry kot.

“Suksesi” me i madh ishte qe nuk takoi Albin Kurtin dhe pastaj ne çdo konference shtypi mes vendesh sllave bente humor bajat dhe hidhte kunja qaramane nga pikellimi.

Suksesi edhe me i madh ishte takimi me Vuçiçin, uh se harrova edhe me Aleks Sorrosin, dhe nje darke e ëmbël ne Beograd me keta ” miq” me thike ne dore te shqiptarise.

Suksesi madheshtor dhe permbylles pritet te kulmoje me takimin me Rrajat si shembelltyra te qeverisjes te rrembimit te vilave, te grabitjes se pronave, qe ti pergezoje per rrahjen barbare dhe per berjen lecke te policise se shtetit.
Sigurisht ky i fundit pritet te jete takimi me i rendesishem, me i ngrohet dhe me entuziast i Rames qe takon te ngjashmit e vet.

Takimi me Rrajat do te mbyllet me siguri me Konference shtypi te Rames, qe do theksoje sukseset e Rrajave dhe deshtimin e Albin Kurtit si dhe do tu kerkoje Rrajave te perpiqen ti japin Vuçiçit nje ndihme ne Veri te Kosoves per qetesimin e situates.
Patjeter kjo etape e fundit do te jete edhe momenti me i rendesishem dhe suksesi me i madh i gjithe turit- turpit dyditor ballkanik te Edi Rames.

Suksese Edi!

Ti je vertet burre i fjales dhe qe nuk e dredh kurre, ashtu sic e provove edhe me Ballkanin e Hapur.

Zjarr Tv Ad