“Sulme kibernetike ditën e votimit”, Çupi-Sekretarit të KQZ: Keni kërkuar fonde shtesë? Merkaj: Do të marrim certifikatë sigurie!

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ylli Merkaj, ka deklaruar sot në komisionin për Çështjet Ligjore se KQZ, ka marrë masa për garantimin e sigurisë për të dhënat e zgjedhësve në 6 bashkitë, ku do votohet elektronikisht.

Pas kësaj deklarate, deputetja e PD-së Dhurata Çupi pyeti sekretarin e Përgjithshëm të KQZ-së, nëse institucioni që përfaqësonte, kishte marrë masa mbrojtëse kundër sulmeve kibernetike, të cilat mund të ndodhnin edhe ditën e zgjedhjeve në bashkitë ku do të votohet nëpërmjet një procesi elektronik.

“Nuk ju dëgjova të flisnit për masat që keni marrë për garantimin e sistemit elektronik, sepse një sulm kibernetik sic po ndodh në këto muaj, një sulm kibernetik ditën e votimit, do kishte pasoja jashtëzakonsiht të rënda për procesin zgjedhor. A keni kërkuar fonde shtesë për sigurinë kibernetike dhe a i garanton KQZ-së ky buxhet zgjedhje të pakompromentuara?”-pyeti Çupi.

Ndërkohë Merkaj sqaroi se fondi për këtë, nuk përcaktohej nga buxheti i vitit 2023 por nga fondi i buxhetit të zgjedhjeve. Ai  bëri me dije se ishin marrë masat që KQZ të bënte të mundur sigurinë e të dhënave të zgjedhësve, ndaj sulemeve të mundshhme kibernetike.

“Në lidhje me kërkesat e votimit elektronik në 6 bashki, janë kërkesa të bëra në buxhetin e zgjedhjeve, nuk ka lidhje me buxhetin e institucionit për vitin 2023. Ne kemi kërkuar që KQZ të pajiset me një ISO për mbrojtje nga sulmet kibernetike. Është vënë një fond, KQZ do pajiset me certifikatë për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave të zgjedhjësve në zgjedhje. Dhe më pas do vazhdojmë me procedurat e tjera, për të marrë certifikata të tjera sigurie”, sqaroi Merkaj.

Zjarr Tv Ad