Sulmet e Ramës ndaj medias, një arsye për moshapjen e negociatave

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përkeqësim i ndjeshëm i lirisë së medias në Shqipëri. Kështu thuhet në raportin e “Reporterëve pa Kufij”.

Sipas organizatës ndërkombëtare, me seli në Paris, në raportin për lirinë e medies vlerëson se urrejtja ndaj gazetarëve në nivel botëror është shndërruar në dhunë duke nxitur shtimin e frikës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në facebook, Berisha shprehet se, shkak kryesor i këtij rankimi është qëndrimi armiqësor që kryeministri Edi Rama mban ndaj mediave.

Postimi i plotë i Berishës:

Ja nje arsye tjeter per mos hapjen e negociatave!

Shqiperia bie edhe 7 vende me poshte ne treguesin e lirise se mediave.

Raporti i Repertereve pa Kufij shkruan se Shqiperia pati gjate vitit 2018 perkeqesim te ndjeshem te lirise se mediave, ajo zbriti me 7 vende krahasuar me 1 vit me pare dhe gjendet 7 vende mbrapa Kosoves ne raport me lirine e tyre.

Ky perkeqesim sipas raportit ka si shkak kryesor qendrimin agresiv te Rames ndaj mediave qe i cileson gazetaret plehra, kazane etj. Perkeqesimi i lirise se mediave eshte nje nga shkaqet e refuzimit edhe kete vit nga vendet e BE per hapjen e negociatave me Shqiperine.

 

Zjarr Tv Ad