E para sportiste profesioniste në vend, boksierja rrezikon burgun

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Femra e parë nga Irani ka marrë pjesë në një ndeshje boksi ditën e shtunë pasi mundi në boskieren franceze Anne Chauvin. Sportistja me emer Sadaf Khadem është e para nga shteti i saj që praktikon këtë sport si profesioniste dhe ndihet krenare për këtë, por jo dhe shteti i Iranit.

Boksierja nga Irani ka anulluar kthimin e saj në Iran pasi autoritetet vendase kanë lëshuar një mandat për arrestimin e saj. Sipas ligjit të Iranit femrat nuk lejohen që të marrin pjesë në sportet dhe boksierja ka thyer ligjin.

Tani sportistja 24-vjeçare ka dy zgjidhje: Të vazhdojë karieren dhe ëndrrën e saj, ose të kthehet në shtetin e saj dhe të dënohet.

Sipas BBC Sport, 24-vjeçarja do ta ketë tashmë të vështirë një kthim në vendin e saj, por influenca e saj tek femrat e Iranit mund të jet një hap i parë për lirimin e më shumë femrave në sportet e shtetit aziatik.

 

Zjarr Tv Ad