Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pas përfundimit të takimit me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe nënkryetarin e Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, tha se me rëndësi i takimit, ishte theksimi i rëndësisë së ligjeve. Gjithashtu ambasadorja Kim komentoi edhe sulmet kibernetike dhe vendimin e qeverisë për ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin, duke shtuar se SHBA u përgjigj menjëherë.
“Dua të theksoj rëndësinë e veprimit që është ndërmarrë kundër sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë. Ne e kemi parë deklaratën e bërë nga kryeministri Rama sot në mesditë. Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë absolutisht e qartë që kur miku dhe aleati ynë Shqipëria është nën sulm SHBA do të ndërmarrë veprime”, tha ambasadorja Kim.