Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në Twitter lidhur me vendimin e qeverisë për t’i lënë 24 orë afat stafit të Ambasadës së Iranit për të larguar të gjithë diplomatët nga Tirana.
Sipas Bashës ky sulm dëshmon rëndësinë që kanë SHBA-të dhe aleanca e NATO-s për ta bërë Iranin përgjegjës.
“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë dëshmon sërisht rëndësinë jetike që ka Aleanca e NATO’s për sigurinë tonë. Ne u jemi mirënjohës SHBA për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe qëndrojmë krah për krah aleatëve tanë në NATO për ta mbajtur Iranin përgjegjës dhe për të parandaluar kërcënimet dhe aktet kundër sigurisë sonë të përbashkët”, shkruan ai.