Sulmi ndaj ‘Prestige Resort’/ Luçiano Boçi: Irfan Hysenbelliut t’i kishit dhënë statusin e investitorit strategjik, i ka paguar buxhetit të shtetit miliona euro e ka punësuar mijëra shqiptarë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama sot në Kuvend si autorin e sulmit ndaj “Fokus media Group” dhe bizneseve të Irfan Hysenbelliut, me qëllim ndëryshimin e vijës editoriale.

Boçi tha se në një kohë që janë të shumtë personat që kanë marrë e po marrin statusin e investitorit strategjik, e njëjta gjë duhet të ndodhte dhe me biznesmenin Irfan Hysenbelliu, pasi ai ka paguar në buxhetin e shtetit miliona euro taksa dhe ka punësuar me mijëra shqiptarë.

Deklarata në Kuvend:

Këto ditë e keni parë dhe duke shqyer dhe kafshuar një ndër kolonat themelore mbi të cilat valëvitet ky flamur, media e lirë. Pamjet e ofruara nga Rama të sulmit brutal ndaj grupit mediatik Panorama nuk mund të qëndrojnë dot pranë këtij flamuri.

Në asnjë vend evropian nuk ndodh që te realizohet një sulm i tillë i pashembullt për të detyruar median të ndryshojë vijën editoriale të saj.

Çështja e Prestige Resort qartazi nuk është e një ndërtimi pa leje. U vërtetua që ishte Rama që kishte shkuar tek pishina e famshme ku ka 9 vite që lahet e shplahet si do vetë .

Jo vetëm ai por dhe shumë të tjerë e ketij krahu te mazhorances. Nuk ishte as cështje mos pagimi taksash se Irfani me bizneset e tij së paku i ka dhënë buxhetit të shtetit miliona euro e ka punësuar mijëra shqiptarë.

Nuk është as si bosët e incenerartorëve që kanë grabitur, marrë e helmuar dhe madje jan në kërkim kombëtar por së paku këtë Irfanin e tmerrshëm që paska bërë gjëmën ne Golem ti kishit dhënë statusin e investitorit strategjik.

Kujt nuk ia keni dhënë me kuc e mac i keni dhënë këtë stauts e para nga pas për investime, e kanë marrë lloj lloj e jo më një biznesmen investimi i të cilit ka kaluar miliona euro.

Kjo duket që është një cështje e goditjes së lirisë së medias, shantazhi e kontrollit dhe përvetësimit përmes aksioneve, jo më kot shumë nga pushtetarët, qeveritarët, krimi kanë aksione në pohuaj gjithë bizneset e suksesshme në Shqipëri kundrej shantazhit për të ruajtur biznesin por janë gjëra që do dalin më pas.

Pamjet brutale të Prestige Resort nuk ishin rrufe në qiell të pastër.

Rama e ka dëshmuar konistencën e sulmit ndaj medias e ka përdorur parimin dora që duhet puthur duhet puthur, dora që duhet kafshur duhet kafshuar.

Radhën për t’u kafshuar e kishte dora e Irfanit, bamirësit të biznesit dhe medias shqiptare, që doli armiku më i madh i qeverisjes.

Pak më parë folët këtu dhe kryeministri juaj njëhkohësisht që ne si opozitë kemi vështirësi në leximin e akteve tuaja. Shqetësimi im nuk ka të bëjë për ata që kryejnë ndërtime pa leje. Shqetësimi im është për goditjen ndaj medias. Jeni ju dhe kryeministri juaj që sot e kësaj dite që nuk i gjobisnin evazorët por i jepnin para çdo muaj edhe pse janë në kërkim ndërkombëtar. Nuk mund ta kafshosh Irfanin dhe Mërtirin ta puthësh. Qytetarëve u jepni kërbaç.

Zjarr Tv Ad