Pesë xhami në Birmingham të Anglisë kanë rënë pre e sulmeve gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte. Sipas autoriteteve angleze sulmi ka ndodhur konkretisht në orën 02:00 të natës, ndërsa një rast tjetër i ngjashëm u njoftua 45 minuta më vonë në Erdington. Një zëdhënës i Qendrës Islame tha se kapi dhe identifikoi një njeri, i cili po shkatërronte dritaret e xhamive.
“Të gjitha dritaret e para u shkatërruan”, tha ai. Zyrtarët nga Njësia Kundër Terrorizmit po hetojnë ngjarjen. Yousef Zaman, kryetar i xhamisë së Masjid Faizul Islam në Aston, pohoi se tashmë pas sulmeve të fundit ndaj xhamive, famijarët nuk po dërgojnë më fëmijët në xhami sepse kanë frikë për jetën dhe sigurinë e tyre.
“Reagimi im fillestar ishte shokues kur pashë atë që kishte ndodhur. Tani ka një faktor frike, pasi të rriturit po thonë se do t’i mbajnë fëmijët e tyre larg xhamisë sot, sepse ata janë të shqetësuar për sigurinë”.