Sulmohet ambasada turke në Greqi, rriten tensionet mes dy vendeve

0
212
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada turke në Athinë është sulmuar me bojë të kuqe gjatë ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në një moment delikat, teksa dy vendet janë në një konflikt të ashpër sa i  përket çështjes në Mesdheun Lindor. Sulmi ka ndodhur rreth orës 4:20 në rrugën Vassileos Georgiou, pak para kryqëzimit me Rigillis, ku ndodhet ndërtesa e ambasadës turke.

Siç raportojnë edhe mediat greke, pranë ndërtesës së ambasadës turke në Athinë është hedhur bojë e kuqe.

Policia greke ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për gjetjen e autorëve.

Zjarr Tv Ad