Sulmuesi refuzon largimin nga Interi, kërkon skuadër me objektiva të larta

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmuesi i Interit Andrea Pinamonti refuzno transferimin tek skuadra e Salernitanës. Drejtuesit e dy klubeve kishin tashmë një marrveshje nga e cila zikaltërit do të përfitonin plotë 20 milion euro.

Por ka qënë vet futbollisti i cili i ka frenuar bisedimet mes palëve duke e refuzuar një transferim të tille. Pinamonti kërkon një klub që të ketë objektiva më të mëdha se qëndrimi në Seria A dhe për këtë arsye nuk e ka dhënë miratimin e tij.

Për shërbimet e lojtarit është interesuar edhe Sassuolo dhe Atalanta me këta të fundit që fillimisht duhet të shesin Muriel dhe më pas të bëjnë ofertën e tyre.

Sezonin e fundit 23-vjecari luajti i huazuar tek skuadra e empolit ku u aktivizua në 36 ndeshje dhe shënoi 13 gola.

Zjarr Tv Ad