Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Arrestohen nga Policia e Durrësit dy punonjësit e shoqërisë së sigurimit privat të automjetit që po transportonte paratë.
Në pranga kanë rënë shtetasit F.S. 46 vjeç, dhe A.Gj. 55 vjeç, banues në Durrës, punonjës në shoqëri sigurimi private.
Shtetasit e mësipërm janë arrestuar pasi dyshohet të kenë konsumuar veprën penale”Shpërdorimi i detyrës” ku ditën e djeshme, në lagjen nr.14 Shkozet dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjetit (shoqëri private sigurimi) që po transportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.
Ndërkohë policia po vijon punën për kapjen e autorëve të dyshuar.