Superkompjuteri parashikon fituesin e Botërorit të Katarit

0
201
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kroacia, Argjentina, Maroku dhe Franca janë katër ekipet gjysmëfinaliste të Botërorit të Katarit.

Teksa na ndajnë shumë pak ditë nga finalja e madhe dhe të gjithë presin kush do të triumfojë, superkompjuteri “532” ka bërë parashikimin e tij.

Sipas superkompjuterit ekipi favorit është Argjentina e Lionel Mesit.

Në bazë të përgjigjeve të algoritmeve, superkompjuteri rendit në vendin e parë Argjentinën me një përqindje prej 37%, e ndjekur nga Franca me 35%, Kroacia me 16% dhe Maroku me 13%.

Gjithsesi do të duhet të presim deri datën 18 dhjetor për të vërtetuar nëse parashikimi i superkompjuterit do të rezultojë i vërtetë.

Zjarr Tv Ad