“Ta kam falur”- Deputeti i PD distancohet nga Lulzim Basha, ja si reagon kur pyetet për ish-kryedemokratin në rrjetet sociale

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi duket se është distancuar nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

Pas ndarjes në dy kampe të selisë blu, Korreshi nuk i është bashkuar ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u pozicionuar në krah të deputetëve që drejtohen nga Enkelejd Alibeaj.
Por duket se Korreshi nuk ruan më të njëjtat raporte me ish-kryedemokratin Lulzim Basha. Kështu duket edhe nga komenti që ai ka shkëmbyer me ndjekësit dhe miqtë e tij në rrjetet sociale.

Ai ka udhëtuar drejt Brukselit ku një komentues i ka rekomanduar të takohet me Lulzim Bashën. “Ta kam falur’. ka qenë përgjigja e Korreshit e cila ka marrë reagime të shumta.

Zjarr Tv Ad