Jorida Tabaku, ish-deputetja demokrate, në një takim me bizneset në Tiranë, i ka mëshuar rëndësisë së taksës së sheshtë 9% për bizneset, taksës që është në programin qeverisës të Partisë Demokratike. “Asnjë nuk duhet të ketë frikë taksën e sheshtë prej 9%, taksën prej 1.5% mbi qarkullimin për BV, incentivat për biznes dhe mbi të gjitha ringritjen e shtresës së mesme,” ka theksuar Tabaku në takimet e saj me biznesmenë të vegjël në Tiranë.
“Në çdo cep të Tiranës dhe Shqipërisë bizneset ankohen për taksa të larta, rënie të konsumit, taksidarë që gjurmojnë gjobat apo paratë nëndorë. Kjo është historia e bizneseve sot e 7 vite nën sundimin e Ramës. Ekonomia është në dimrin e madh, qytetarët kanë xhepat bosh dhe kjo qeveri nuk di sit ë rindërtojë atdheun tonë.
Oferta e PD është e qartë; të rindërtojmë ekonominë përmes frymëmarrjes për sipërmarrjet e mesme dhe të vogla, përmes rritjes së konsumit për shtresën e mesme dhe të varfër. Asnjë nuk duhet të ketë frikë taksën e sheshtë prej 9%, taksën prej 1.5% mbi qarkullimin për BV, incentivat për biznes dhe mbi të gjitha ringritjen e shtresës së mesme.”