Tahiri dorëzon prova të reja te Krimet e Rënda: Deçive për procesin

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur sot së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Tahiri është shprehur që ka paraqitur një provë të decisive ne prokurori. Në një prononcim të shkurtër për mediat ka bërë të ditur se ka paraqitur diçka me rëndësi.

Nga ana tjetër, ai ka kërkuar mirëkuptimin e gazetarëve, pasi do të flas për këtë çështje brenda 3 ditësh.

“Unë paraqita diçka që ka rëndësi decizive. Do të kërkoj mirëkuptim tuaj, pasi për këtë do të flas pas 2.3 ditësh. Më vjen keq që keni ardhur deri këtu, por unë kaq kisha… Është një provë decizive, prisni dy-tre ditë dhe do të dëgjoni.

Ndërkohë, pyetjes nëse ish-ministri ka frikë se do të merret i pandehuri, Tahiri iu përgjigj shkurt; “Nuk kam frike. Kam mbi një vit që dëgjoj pafundësisht dhe kam heshtur, prisni ju dy ditë”.

 

Zjarr Tv Ad