Tahiri nuk e kënaq opozitën: Kërkon dorëheqjen e Ramës!

0
393
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar hiçgjë dorëheqjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, përsa kohë tha ai, kryeministër është ende Edi Rama. Berisha tha se bota po kërkon dorëheqjen e Ramës e jo “kokën” e Tahirit. Ndërsa kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e cilësoi teatër. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, tha se dorëheqja e tij është vendim personal ashtu si edhe çështjet e hapura që ai ka me drejtësinë. Dorëheqja nga mandati i deputetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për opozitën nuk thotë asgje.Ish-kryeministri Sali Berisha tha jashtë sallës së Kuvendit, se ai që duhet të largohet është Edi Rama, të cilin e etiketon si koke të trafikut dhe rrjeteve kriminale.Berisha: Edvin Kristaq Rama, i cili përpiqet me çdo kusht të mbijetojë, ndonëse i damkosur ai nuk kupton se bota nuk po kërkonte kokën e Saimir Tahiri, po kërkon në të katër anët dorëheqjen e Edi Ramës. Edi Rama është pengesa kryesore drejt BE, Edi Rama është gjeneratori i rekordeve më të zeza të Shqipërisë. Para tre ditësh mediat franceze e shpallën Shqipërinë si vendin kryesor të eksportit të kanabisit mbi dhe. Përsëri ngarkesat që të çojnë tek Olsi qarkullojnë në të gjitha kancelaritë e Europës. Edi Rama është kalbësira e pushtetit në Shqipëri, Ballkan e Europë që duhet të hidhet sa më parë. Edi Rama riktheu burgjet politike në Shqipëri. Dhe njëherë dua t’i çoj një përshëndetje vëllazërore heronjve të Kukësit dhe të Kalimashit për aktin e tyre, ftoj shqiptarët të ngrihen në lartësinë e guximit, t’i bëjnë atë që bënë armenët vetëm pak ditë më parë kyeministrit të tyre, atë që bënë, se si e palosën diktatorin e Nikaraguas ndaj dhe koha është e qytetarëve, koha është e guximit. Thirrja ime është: të hedhim sa më parë kalbësirën Edi Rama. Në linjë më ish-kryeministrin Berisha, qëndroi dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi. Dorëheqjen e cilësoi pakt Rama-Tahiri, për ti shpëtuar drejtësisë, e cila tha ajo është e gjunjëzuar politikish. Sajmir Tahiri ishte një ushtar i vogël i perandorisë së tij, siç e thashë edhe pak më përpara, të cilët janë bërë shumë qesharakë, me kodet e tyre mafioze, të cilët vetëm mafiozët mund ti deshifrojnë, duke i dhënë njëri-tjetrit në distancë. Përsa i përket akuzave të Sajmir Tahirit, mos u shqetësoni, për opozitën është fati i madh të akuzohet nga një njeri, të cilin e di gjithë komuniteti ndërkombëtar, e dinë gjithë shqiptarët që ishte një nga njerëzit kryesor, i cili zbatoi planin famëkeq të Edi Ramës për kanabizimin. Tashmë bërja kurban vetëm për dy orë e Sajmir Tahirit tregon akoma dhe më shumë që sistemi i drejtësisë, prokuroria shqiptare janë jo vetëm të kapura, por janë instrumente në duart e Edi Ramës. Me largimin e Edi Ramës do shpëtojnë dhe socialistët e vërtet dhe do ti kthehen normalitetit.Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e respekton dorëheqjen e Saimir Tahirit, ndërsa argumenton: Vendim tërësisht personal i Saimir Tahirit që e respektojmë tërësisht dhe dua të ripërsëris atë që kemi thënë këtu e 6 muaj më parë, që kjo është një çështje tërësisht mes Saimir Tahirit dhe drejtësisë. As e jona, dhe kurrësesi e kësaj opozite gojështhurur që në çdo mundësi që i jepet gjen argumenta për të ndërtuar baltën e radhës ndaj punës së rëndësishme që ka imazhi i Shqipërisë në rrugën drejt hapjes së negociatave. Gjithçka që ne mundohemi të ndërtojmë ditën këta e shkatërrojnë natën me një punë sabotuese. Këta janë në një betejë për të prishur sa më shumë punë Shqipërisë në vendimmarrjen e rëndësishme të 28 qershorit.Por përtej kësaj, Balla shpërtheu në akuza ndaj opozitës duke thkesuar se kanë vetëm një qellim, pengimin e integrimit.

Zjarr Tv Ad