“Takim në nivel ekspertësh”, Balla në Athinë: Biseduam për negociimin e një marrëveshje për njohjen e pensionit

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ndodhet për një vizitë në Athinë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se është mbajtur sot takimi i parë në nivel ekspertësh për negocijimin dhe përmbylljen e një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Greqisë në fushën e sigurimeve shoqërore për njohjen e ndërsjelltë të tyre të pensionit.

Postimi në rrjetet sociale i Ballës:

Athinë  Në vijim të diskutimit në muajin Mars me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale Kostis Hatzidakis mbi negocijimin dhe përmbylljen e një Marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Greqisë në fushën e sigurimeve shoqërore – për njohjen e ndërsjelltë të tyre për efekt pensioni të punëmarrësve në Greqi dhe në Shqipëri, u mbajt sot takimi i parë në nivel ekspertësh nën koordinimin e Ambasadores Luela Hajdaraga”, shkruan Balla.

Zjarr Tv Ad