Takimet e Bashës, reagon Gazmend Bardhi

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas daljeve të Lulzim Bashës në publik, ka ardhur regimi i parë i strukturave të PD-së. gazmend Bardhi, i cili ka marrë rolin e kreut të grupit parlamentar ndërkohë që është edhe Sekretar i Përgjithshëm ka thirrur urgjentisht mbledhjet e grupit parlamentar dhe kryesisë së PD.

Nisur nga kërkesa e disa kolegëve anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe të Grupit Parlamentar, me qëllim vlerësimin e situatës politike dhe veçanërisht hapave që duhet të ndërmarrë Partia Demokratike e Shqipërisë për ringritjen dhe forcimin e saj, në përputhje me Statutin e Partisë kam vendosur:

– Thirrjen e mbledhjes së Grupit Parlamemtar të Partisë Demokratike, ditën e hënë, datë 05.06.2023, ora 12:00.

– Thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ditën e martë, datë 06.06.2023, ora 17:00.

Me Rend ditë të të dyja mbledhjeve: “Diskutimi mbi situatën politike ne vend, dhe mbi procesin e riorganizimit të PDSh.”.

Secili anëtar i Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së Partisë, do të shfrytëzojë kohën në dispozicion për të elaboruar dhe propozuar zgjidhjet më të mira për forcimin dhe riorganizimin e partisë.

Zjarr Tv Ad