Kryetari i PR-së Fatmir Mediu ka qënë prezent në takimin e OSCE në Stamboll ku është folur për forcimin e konektivitetit për të garantuar energji dhe sigurinë ushqimore në kohë krize. Në postimin e tij në Instagram, Mediu ka theksuar se Shqipëria mer një peshë të vecantë nëpërmjet TAP dhe lidhjes me IAP(Ionian Pipe line).
Postimi i plotë:
Takimi i OSCE PA në Stamboll” Forcimi i konektivitetit për të garantuar Energji dhe sigurinë ushqimore në kohë krize”.
Kriza e krijuar nga agresioni brutal dhe i paligjeshmëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka krijuar probleme të thella të sigurisë, energjisë dhe ekonomisë në Europë dhe botë.
Në këtë takim folën Ministri Jashtëm i Polonisë Zbignev Rau Kryetari i radhës i OSBE dhe Komisjonerja për Energjinë e BE.
Ata theksuan nevojën për diversifikim të burimeve të energjisë dhe shkëputjen nga varësia e Rusisë.
Europa ka ulur nga 40% në 10% importing nga Rusia duke garantuar rezerva të mjaftueshme për të përballuar situatën.
Ata theksuan nevojën e ndërlidhjes me veëndet e prodhimit të gazit sic janë Azerbaxhaini nëpërmjet TAP dhe TANAP.
Shqipëria mer një peshë të vecantë nëpërmjet TAP dhe lidhjes me IAP(Ionian Pipe line).