“Takimi i Ramës me ambasadoren Kim komplikon situatën”, Zheji nxjerr prapaskenat politike dhe paralajmëron zhvillimet e reja

0
611
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artur Zheji ka komentuar sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ zhvillimet më të fundit politike në vend, që nga kallëzimi i në SPAK i Kuvendit nga Presidenti Meta dhe deri tek takimi i kryeministrit Rama me ambasadoren Yuri Kim.

Zheji u shpreh se me këto qëndrime Meta po i tregon opinionit publik se nëse shkarkohet nga Gjykata Kushtuese, do të jetë në krye të aksionit dhe protestave. Sipas tij, ajo që i komplikon gjërat është pikërisht takimi i ambasadores Kim me Ramën, pasi tregon se ky i fundit është sërish një hap përpara.

Zheji: Rëndësia e këtyre daljeve të shpeshta të Presidentit në media është sepse ai bën të qartë për opinionin publik se ka humbur besimin te institucionet, si Kuvendi, ekzekutivi dhe po lëkundet edhe te besimi i institucioneve të drejtësisë. Ai mendon se tek opinioni publik do të gjejë forcën për të qenë qëndrestarë i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. E gjithë kjo mund të lexohet si një akt politikbërje e Presidentit. Kjo do të ketë ose jo një reperkusion në dinamikën e politikës shqiptare, kjo është çështja. Taktika e Ramës është heshtje e plotë kundrejt akuzave pa dorashka që Presidenti bëri dhe sot, që pas gjithë këtij teatri është Rama. Ka forcë Ilir Meta ta zhbllokojë situatën? Ai po tregon se nëse lirohet nga posti i Presidentit, është menjëherë në krye të aksionit, protestave.

Zheji: Për këtë platformë të pavlefshmërisë kushtetuese të Kuvendit, që mori vendimin për shkarkimin e Presidentit, jemi dakord. Nuk përmbushte një nga kriteret kryesore kushtetuese për të qenë Kuvend i ligjshëm. Është padiskutim një debat shumë i fortë që po bëhet në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo për faktin që po kërkojnë shumë kohë. Duhet të themi se gjithmonë një mazhorancë në ikje bën emërime. Ne nuk mund të kontestojmë Gjykatën Kushtetuese si e tërë, por mund të themi që ka presione. Problemi është se çfarë do të ndodhë më pas? Nëse Ilir Meta do të ishte i sigurt që Gjykata Kushtetuese nuk do të merrte një vendim arbitrar, do të ishte i qetë. Meta ka humbur qetësinë. Po sot pamë që ambasadorja Yuri Kim takoi Ramën, me dashamirësi, duar mbi duar, dhe flasin për konfliktin në Ukrainë. Kjo e komplikon situatën. Tani këtu është një situatë më komplekse. Mendoj që një nga problemet e forta që ka Presidenti, por edhe opozita, është që nuk ka ditur, apo nuk ka mundur, të bëjë të lexueshme në mënyrën e duhur, sipas tyre, të situatës politike në Shqipëri. Nëse për ambasadoren amerikane, Rama është një partner i besueshëm, të cilit madje do i jepet shansi të takohet dhe me Blinken, kjo do të thotë se Rama është sërish një hap përpara. Do të kemi një turbulencë apo Rama do vazhdojë të heshtë? Ky është problemi.

Zjarr Tv Ad