Takimi i Ramës me ndërtuesit/ Xhaferri: U soll si tutor, kur është ai që promovoi ekonominë e krimit

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i FRPD Besart Xhaferri ka komentuar debatin e fundit mes kryeministrit Rama dhe ndërtuesve të cilët i renditën një sërë problematikash, ndërsa Rama i akuzoi se po gënjenin.

Në një postim në Facebok, Xhaferri shprehet se Rama sillet me ta si të ishte tutori i tyre më një sjellje prej harbuti njësoj si narkotrafikantët që shumë biznesmenë i përdorin për të pastruar paratë e krimit.

Xhaferri shton se Rama i akuzoi sipërmarrësit e ndërtimit për evazion e për fshehje të ardhurash, sikur të mos kishte mekanizëm në dorë për të kontrolluar punën e tyre dhe sipërmarrjet e tyre

Postimi:

Takimet e kreut të qeverisë shqiptare me ndërtuesit janë ndër më të sinqertat, pasi vetë Edi Ramës i kujtojnë epokën e artë në Bashkinë e Tiranës, ku për çdo leje ndërtimi, sipërmarrësit paguanin haraçin prej 20% tek sekserët e tij.

Edi Rama që prej asaj kohe sillet me ndërtuesit si tutor, teksa sjellja e tij prej harbuti i ngjan narko-trafikantëve, që shumë biznesmenë të ndërtimit i përdorin për të pastruar paratë e krimit në këtë sektor që në Shqipëri është në ekspansion jashtë çdo logjike ekonomike.

Kryeministri që drejton prej vitit 2013 këtë vend i akuzoi sipërmarrësit e ndërtimit për evazion e për fshehje të ardhurash, a thua se ky nuk e ka mekanizmin në dorë për të kontrolluar punën e tyre dhe sipërmarrjet e tyre, por mesa duket kontrollet dhe goditjet janë selektive.

Raporti i DASH dhe raportet e ndryshme ndërkombëtare e kanë shigjetuar Tiranën si Kryeqytetin e Pastrimit të Parave në Ndërtim, e sot në takim nuk u fol asnjë fjalë për këtë problematikë.

Faturën e rëndë të këtij fenomeni e paguajnë qytetarët shqiptarë, të cilëve për të blerë një apartament u duhen 90 vite, kur në Milano, e Paris e Berlin do mjaftonin vetëm 15 vite punë.

Edi Rama do mbahet mend si i vetmi kryetar shteti që në çdo ditë të qeverisjes së tij promovoi ekonominë e krimit, duke vrarë sipërmarrësin e ndershëm dhe novator, që ka zgjedhur të largohet nga atdheu.

Në çdo raport të Antimafias Italiane evidentohet se krimi shqiptar po pastron paratë në atdhe në ndërtim, kryesisht në Tiranë dhe bregdet.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit në Shqipëri për 2023 evidentoi se të ardhurat kriminale që shtrembërojnë konkurencën, korrupsioni në gjykata, titujt e pasigurtë të pronësisë janë vetëm maja e ajsbergut që e bën Shqipërinë një vend të padëshirueshëm për sipërmarrjet e huaja.

Zjarr Tv Ad